“Covid 19”, bllokon Marash Kumbullën në Romë

Kombëtarja e Shqipërisë, humb edhe një tjetër futbollist për ndeshjet e nëntorit, si pasojë e situatës me “COVID-19”. Listës së mungesave i është shtuar edhe Marash Kumbulla, i cili nuk ka marrë lejen nga autoritetet shëndetësore të Romës për të udhëtuar drejt Shqipërisë. Në radhët e skuadrës së Romës kanë rezultuar pozitiv Xheko dhe Boer, e për këtë arsye, autoritetet shëndetësore kanë udhëzuar gjithë ekipin që të bëjë karantinimin e detyrueshëm.

Kështu, asnjë prej lojtarëve të grumbulluar nga kombëtaret nuk janë lejuar që të prishin karantinimin për të udhëtuar, deri në një urdhër të dytë. Sipas mediave italiane, Kumbulla do të mungojë në ndeshjet e kombëtares së Shqipërisë, gjithmonë nëse situata nuk ndryshon në ditët në vijim, pasi Federata Italiane po ndërhyn për të zgjidhur situatën pasi i intereson të nxjerrë nga karantina 4 lojtarë që janë grumbulluar nga Mançini, për duelet e Italisë.

LEXO EDHE:

Back to top button