COVID-19, BM shtyn me katër javë heqjen e kufizimeve

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi sot shtyrjen me katër javë, deri më 19 korrik, të heqjes së kufizimeve të fundit të vendosura në Angli për të luftuar kundër epidemisë së koronavirusit, për shkak të një rritjeje të rasteve lidhur me variantin Delta, shfaqur fillimisht në Indi.

“Ne jemi shumë të shqetësuar nga varianti Delta që po përhapet shumë më shpejt nga sa ishte parashikuar në planin e muajit shkurt, që parashikonte një rihapje të plotë më 21 qershor”, theksoi kryeministri, i cili preferon të presë deri më 19 korrik për t’i dhënë shërbimit shëndetësor kohën e nevojshme.

LEXO EDHE:

Back to top button