Irlanda e Veriut, tranzicion delikat pas dorëheqjes së kryeministres Foster

Kryeministrja irlandezo-veriore, unionistja Arlene Foster, dha sot dorëheqjen, duke i hapur rrugën një tranzicioni të pasigurtë në rajonin britanik për shkak të ndarjeve me republikanët që i shtohen tensioneve lidhur me Brexit.

E qortuar për pafuqinë e saj përballë vendosjes së kontrolleve doganore për mallrat nga Britania e Madhe në kuadër të Brexit, Arlene Foster, 50 vjeçe, u shty në prill për të lënë kryesimin e DUP, partia kryesore në mbështetje të mbajtjes në Britaninë e Madhe dhe postin e saj si kryeministre.

Pas emërimit nga partia e saj të një lidershipi të ri, Foster e cila drejtoi ekzekutivin lokal nga janari 2016 deri në janar 2017 dhe më pas nga janari 2020 njoftoi se ajo kishte paraqitur dorëheqjen e saj, efektive duke nisur nga ora 12:00 GMT, gjatë një fjalimi në Parlamentin e Irlandës së Veriut.

LEXO EDHE:

Back to top button