Covid-19, Brazili do të përdorë vaksinën kineze

Brazili planifikon të përdorë një vaksinë kineze, si pjesë të programit për imunitetin kombëtar, deklaruan zyrtarët vendas.
Guvernatori i Sao Paolos tha se qeveria federale është dakordësuar që të blejë 46 milionë doza të vaksinës CoronaVac. Ai tha gjithashtu se programi i imunitetit kombëtar do të nisë në janar të vitit 2021, duke e bërë Brazilin vendin e parë në botë që bën një përpjekje të këtyre përmasave për të luftuar pandeminë.
Brazili mbetet një nga vendet më të goditura nga koronavirusi me gati 5,3 milionë raste të konfirmuara dhe qëndron në vend të tretë pas SHBA dhe Indisë për nga numri i viktimave, me 155 mijë të vdekur deri më tani.
Gjithashtu vendi i Amerikës Latine po synon gjithashtu të administrojë edhe një vaksinë të krijuar nga Universiteti i Oxfordit në Angli dhe AstraZeneca