COVID-19, edhe India kalon shifrën e katër milionë të prekurve – ALSAT-M

epa08543576 A man pushes a bicycle in the streets, following the week-long extended lockdown due to the outbreak of Covid-19 disease, in Bangalore, India, 13 July 2020. The Karnataka government has decided to enforce a full lockdown in the Bangalore urban and rural districts from 14 July to 22 July, due to the rising number of coronavirus cases being reported. Countries around the world are still taking measures to stem the spread of the SARS-CoV-2 coronavirus which causes the COVID-19 disease and have intensified their research for treatment. EPA-EFE/JAGADEESH NV


Koronavirusi i ri po përhapet më shpejt në Indi se kudo në botë, me një milion raste të reja të raportuara vetëm në dy javët e fundit dhe duke arritur, ashtu si SHBA dhe Brazili, në mbi katër milionë raste, sipas të dhënave të qeverisë indiane.

India regjistroi më shumë se 80 000 infeksione të reja të enjten dhe të premten.

Më shumë se 77% e 4 023 179 rasteve janë shëruar, sipas Ministrisë indiane të Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka sqaruar nëse rastet që i cilëson Covid-19 pozitive përfshijnë rastet asimptomatike.

India është vendi i tretë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brazilit që regjistron mbi katër milionë raste.

Duket se së shpejti do të kapërcejë edhe Brazilin, i cili ka 4 091 801 raste.

Zonat më të prekura deri më tani kanë qenë shteti perëndimor i Maharashtras dhe shtetet jugore të Andhra Pradeshit, Karnatakas dhe Tamil Nadusë.

Shteti i populluar në Indi, Uttar Pradesh gjithashtu ka parë një shpërthim me raste me Covid-19.

LEXO EDHE:

Back to top button