Covid-19 godet Interin, konfirmohen 5 të infektuar

Klubi i futbollit të Interit, përmes një komunikate për shtyp konfirmoi se 5 pjesëtarë të stafit kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, në testimet e fundit.

Mësohet se të infektuarit janë administratorët e deleguar Alessandro Antonello e Giuseppe Marotta, Drejtori Sportiv Piero Ausilio, përfaqësuesi ligjor Angelo Capellini dhe një anëtar tjetër i stafit teknik.

Zyrtarët e Interit janë izoluar në banesat e tyre dhe po ndjekin të gjitha procedurat e parashikuara nga protokolli sanitar.

LEXO EDHE:

Back to top button