“Covid 19” godet sërisht NBA, 8 raste të reja

“Covid-19” vazhdon të shkaktojë telashe të reja në NBA. Së fundit u regjistruan 48 raste pas nisjes së fazës përgatitore, ndërsa tani vijnë edhe 8 raste të reja të verifikuar në testet e fundit.

Drejtuesit e NBA-s, nuk ka bërë me dije se cilët lojtarë apo cilat skuadra janë përfshirë në këto raste pozitive, ndërkohë që në total janë kryer 541 teste. Të gjithë lojtarët apo personat e infektuar janë vendosur në karantinë, ndërkohë që faza përgatitore vijon normalisht. Nga java e ardhshme skuadrat mund të kryejnë edhe ndeshjet e para miqësore.

Deri më tani, që kur ka nisur faza përgatitore, janë konfirmuar 56 persona pozitivë me koronavirus dhe në total janë kryer 1087 teste.

LEXO EDHE:

Back to top button