COVID-19 – Holanda regjistron rekord rastesh të reja ditore
Autoritetet shëndetësore holandeze njoftuan sot 8 182 raste të reja COVID-19 në 24 orët e fundit, një rekord i ri.
“Megjithatë, numrat e rasteve nuk po rriten aq shpejt sa më parë”, tha Instituti Shëndetësor Kombëtar (RIVM).
“Gjatë javës së kaluar pati 55 587 raste të reja, 27 % më shumë se një javë më parë. Në javët e mëparshme, pati një rritje deri në 60 %”, sqaroi RIVM.
Numri i të vdekurve ka arritur në 6 814.
Holanda është një nga vendet europiane që po preket më keq nga vala e dytë e COVID-19.
Ajo vendosi një bllokim të pjesshëm më 13 tetor, me masa që përfshijnë mbylljen e të gjitha restoranteve.