COVID-19, Italia aprovon masat e reja

Qeveria italiane ka aprovuar masa më lehtësuese antiCovid që do të hyjnë në fuqi më 11 tetor e vetëm pak ditë para datës 15 tetor kur pasaporta shëndetësore do të jetë e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur publik, institucion publik e privat e për të gjithë punonjësit e sistemit publik e privat.

- Advertisements -

Masat lehtësuese të marra pak orë nga ekzekutivi i qeverisë Draghi parashikojnë kapacitetin deri më 75% për publikun në stadiume e hapura (deri më sot ishte në 60%), 60% në stadiumet e mbyllura. 100% publik i lejueshëm në kinema e teatro, si dhe hapjen e diskotekave me 50% të klientëve të mundshëm të tyre.

Hapja e diskotekave vjen pas dy vitesh mbyllje nga emergjenca shëndetësore e klientët duhet të zbatojnë një protokoll sjellje të paracaktuar, që kërkon mbajtjen e detyruar të maskës në të gjitha ambientet e diskotekës me përjashtim të pistës së kërcëmit, moment i krahasuar me një aktivitet fizik në ambient të mbyllur.

Lokalet e mbyllura duhet të përdorin një sistem ajrosje të sigurt e jo që riciklon ajrin e brendshëm.

E për të gjithë personat që do të frekuentojnë këto ambiente është i detyrueshëm Green Pass, pra pashaporta e gjelbër që vërteton se ka kryer 1 o dy dozat e vaksinës, apo ka kryer tamponin në 72 orët e fundit ose ka kaluar Covid jo më larg se gjashtë muaj.

Situata pandemike në Itali ka regjistruar një reduktim të koeficientit javor të infektimit e ulje të numrit të pacientëve të infektuar që kërkojnë kurim në terapi intesive.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 41 viktima e 1074 të infektuar.

Prej korrikut të 2021 në Itali dominon varianti Delta i Covid 19 e deri më sot ky virus ka shkaktuar 131 198 viktima e 4 milionë 692 274 të infektuar.

Ndërsa plani vaksinor ka ecur mjaft mirë e rreth 80% e popullsisë ka kryer ciklin e dy dozave vaksinë.

Gjithashtu mbi 245 mijë persona kanë marrë dhe dozën shtesë të vaksinës, pra dozën e tretë, të këshilluar nga mjeku si persona me imunitet të dobët e me sëmundje kronike

LEXO EDHE:

Back to top button