Covid-19 krijon ndryshime në ARN-në e qelizave, tregojnë hulumtimet

Covid-19 krijon ndryshime në ARN-në e qelizave, tregojnë hulumtimet

" "

Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi Sars-CoV-2, prek pjesë të ARN-së së qelizave të infektuara, duke bllokuar funksionet thelbësore në to. Këto ndryshime të dëmshme në ARN ndoshta mund të riparohen dhe gjetja e një zgjidhjeje të tillë do të nënkuptonte gjithashtu gjetjen e barnave të reja kundër sëmundjes, kanë treguar studiuesit nga Universiteti i Goteborgut.

Materiali gjenetik në qelizat në trup përbëhet nga ADN-ja, e cila ruan informacionin gjenetik, ndërsa ARN shërben për të transmetuar informacionin gjenetik. Ky proces lejon krijimin e proteinave që janë përgjegjëse për kryerjen e detyrave ndërqelizore.

ARN-ja e qelizave mund të ndryshojë, dhe është treguar se ndryshime të tilla mund të ndodhin në disa viruse. Hulumtimet e reja kanë treguar se koronavirusi ndërhyn në proceset e punës së ARN-së. Një nga ndryshimet e shkaktuara nga koronavirusi është i rëndësishëm për funksionet bazë të ARN-së, duke përfshirë transmetimin e të dhënave në pjesët e qelizës ku prodhohen proteinat.

Studiuesit besojnë se ata mund ta përdorin zbulimin për të zhvilluar një ilaç të ri kundër sëmundjes që do të parandalojë përparimin e virusit duke lokalizuar enzimën që është nën ndikimin e tij. Rezultatet mund të çojnë në njohuri të reja se pse disa njerëz kanë simptoma kronike të sëmundjes.

LEXO EDHE:

Back to top button