“Covid 19” largon një futbollist nga kampi i Shqipërisë

Shfaqen problemet e para për kombëtarn e Shqipërisë, në prag të sfidave eliminatore, pasi që nga grumbullimi i lojtarëve është larguar mbrojtësi Erjon Hoxhallari, pasi që pas testeve të kryera ka rezultuar pozitiv me “Covid-19”.

Përveç Hoxhallarit, pozitiv me Covid-19 ka rezultuar edhe fizioterapisti i kombëtares së Shqipërisë, Arzen Voci, ku tani të dy janë larguar nga hoteli për t’u vetë-izoluar dhe raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Erjon Hoxhallari nuk do të jetë pjesë e kombëtares së Shqipërisë për dy ndeshjet e radhës kundër Hungarisë e Polonisë që cilësohen vendimtare për kualifikim tutje në fazën e play-off-it të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

LEXO EDHE:

Back to top button