COVID-19, vdekjet në Anglinë veriore më të lartat që nga marsi

Vdekjet e regjistruara nga COVID-19 në dy rajone të Anglisë veriore janë në nivelin e tyre më të lartë që nga marsi, sipas shifrave.

Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS), një total prej 218 vdekjesh nga COVID-19 janë regjistruar në Angli dhe Uells, në javën që përfundon më 16 korrik.

Anglia veriperëndimore është zona me numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19, 71 viktima, rreth një e treta e totalit të regjistruar atë javë.

Ky është totali më i lartë javor që nga 106 vdekjet e regjistruara në javën që mbaroi më 26 mars, gjatë valës së dytë.

Në verilindje të Anglisë u regjistruan 24 vdekje nga COVID-19 në javën deri më 16 korrik, më e larta që prej 35 vdekjeve në javën e 26 marsit.

Të dy zonat janë prekur keq nga vala e tretë e koronavirusit, me veriperëndimin dhe, së fundmi, veri-lindjen, si zona rajonale të nxehta për rastet dhe shtrimet në spital.

LEXO EDHE:

Back to top button