Këtë gjë as që keni parë, as që e keni ndëgjuar ndonjëher… Çudia E Fundit: Burri Martohet Me Tenxheren E Orizit, (Foto)

Ditët e fundit, çuditë po shtohen gjithmonë e më shumë. Mund të duket si një shaka, por është e vërtetë. Një burrë indonezian është martuar me tenxheren e tij të orizit. Bëhet fjalë për Khoirul Anam, i cili është bërë viral në rrjetet sociale pasi ka publikuar disa foto nga ky moment. Ai shfaqet i veshur me një veshje tradicionale të dasmës së bashku me një tenxhere me oriz të bardhë e cila gjithashtu ishte përgatitur me këtë rast, me “një vello të bardhë të tejdukshme”.

Source: Khoirul Anam/ Facebook

“E drejtë, e bindur, e dashur dhe e mirë në gatim”, ka shkruar burri krahas fotove. Por për fat të keq, kjo martesë zgjati vetëm katër ditë. Kur Khoirul Anam postoi një përditësim tjetër mbi martesën e tij, këtë herë njoftoi ‘divorcin’. “Vendimi im është… i rëndë në të vërtetë… por kjo është rruga që unë zgjodha… nuk ka asnjë partner perfekt”, ka shkruar indoneziani.

LEXO EDHE:

Back to top button