Çudit Lloga: Ndryshimet Kushtetuese, pengesë në luftën kundër-korrupsion!

Çudit Lloga: Ndryshimet Kushtetuese, pengesë në luftën kundër-korrupsion!

Gazetar: Ajnur Bafqari

Pengesa kryesore për luftën kundër korrupsionit sipas ministrit të Drejtësisë, Krenar LLoga, janë ndryshimet kushtetuese, shkruan Alsat.

Ai nënvizon se vetëm pas mbylljes së këtij procesi vëmendja dhe fokusi do të fillojnë të kthehen te problemet kryesore të shoqërisë dhe shtetit. Deri atëherë Lloga thotë se do të mbetemi në vend numëro.

“Unë besoj se shteti duhet të lëviz përpara dhe pengesa kryesore në këtë moment janë ndryshimet kushtetuese, derisa nuk do të mbyllet ai proces, ne do të mbetemi në vend dhe vetëm do të numërojmë shumë punë që në shtet për fat të keq janë me…
-Cila është lidhshmëria?
– Ndryshimet kushtetuese do ta ulnin korrupsionin në vend?
-Unë dua të them se fokusi dhe vëmendja e gjithë opinionit dhe shtetit do të fillojë të kthehet tek problemet kryesore të shoqërisë dhe shtetit”, tha Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë.

Nga Forumi për Ndryshim në Arsim thonë se korrupsioni është prezent edhe në sistemin arsimor. Blendi Hodai tha se po punojnë për një koncept për veting në sistemin arsimor, ku do të përfshihen pozicionet udhëheqëse në institucionet arsimore shtetërore dhe bordi për akreditim në MASH.

“Ne jemi të vetëdijshëm se në vitet e kaluara ajo që e karakterizon arsimin e Maqedonisë është nepotizmi, korrupsioni dhe shumë afera të tjera që ndikojnë mbi kualitetin e sistemit të arsimit…..Për fat të keq ne duhet të flasim se si mund ta përmirësojmë gjendjen, poashtu me luftën kundër korrupsionit, kështuqë si një forum për ndryshime arsimore në muajt e kaluar, kemi punuar për koncept për futjen e vetingut në sistemin e arsimit”, tha Blendi Hodai, Forumi për Ndryshime në Arsim.

Rezultatet e studimit të Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtarë flasin se çdo të tretit qytetar I është kërkuar ryshftet, ndërsa çdo I katërti, apo rreth 380 mijë qytetarë kanë dhënë mito. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button