Cvetkovska: Ndërhyrja e huaj për reforma në drejtësi

Për gazetaren Sashka Cvetkovska e vetmja mundësi për tejkalimin e problemeve në gjyqësor dhe për reformimin e atij sektori është ndihma e huaj. Siç u shpreh në emisionin “200” në Alsat, procesit të tillë do t’i paraprijë një debat i gjerë në Kuvend.
“Një debat i mirë publik, në Kuvend, i mbështetur me konsensus të gjerë, nëse dikush mendon mirë për shtetin, nëse bie dakord për diçka të tillë, i cili do të mund të ofrojë opsione për analizën e kuadrit ligjor, i cili nëse nuk lejon, do të bëjmë të lejojmë ndërhyrjen e huaj apo ndihmën për reformimin e sistemit gjyqësor. Nuk shoh alternativë tjetër”, ka thënë Cvetkovska.