Magleshov: Kemi inflacion normativ, duhet të reformojmë integritetin e njerëzve
Gazetari Vasko Magleshov në emisionin “200” në Alsat, duke folur për situatën në drejtësi, tha se në vend po miratohen vazhdimisht ligje dhe rregullore të ndryshme, por siç thotë ai, reforma më e madhe duhet të jetë ajo në integritetin e njerëzve.
“Në vitin 2017 është miratuar një strategji për reformë në drejtësi. Menjëherë pas ndryshimit të qeverisë. Ajo është në 60 faqe, mund ta gjeni edhe sot. Tani ta hapni strategjinë do të shkruani të njëjtat gjëra sepse vlejnë të njëjtat probleme si atëherë. Dua të them se kemi një inflacion normativ, miratojmë ligje, rregullore, diçka ndryshon dhe harmonizohet vazhdimisht. Në thelb, reforma më e madhe e integritetit që nis nga vetë njerëzit”, tha Magleshov. /Alsat.mk








