Dafina Zeqiri do të vi me një projekt që jep mesazh shumë të bukur

Nëpërmjet postimit të fundit në rrjete sociale, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, ka paralajmëruar projektin e saj të ri i cili do të jetë super i veçantë. Dafina ka ndarë një mesazh i cili sigurisht do të jetë mesazhi i këngës së re, që me shumë mundësi do të titullohet “Duro”.

“Ti je e bukur dhe e vlefshme gjithmonë kujtoje këtë pa marrë parasysh se çfarë je duke kaluar. Ka një dritë në fund të tunelit. Qëndro dhe ki durim, ti mund ta bësh. Të dua”, ka shkruar artistja.

Ende nuk ka detaje të tjera për këtë projekt apo një datë lançimi, megjithatë ne po e presim me padurim!

Së fundmi, Dafina Zeqiri foli ekskluzivisht për “iconstyle.al” lidhur me këngën “Zili zili”, e cila u përfol gjatë si diss.

Në deklaratën e saj, autorja e shumë hiteve shprehet se nuk i ka bërë diss askujt, sidomos femrave, të cilat siç shprehet ajo, është munduar gjithnjë t’i përkrah. Teksa shton se të depërtosh në botën e showbizit shqiptar është shumë e vështirë, Dafina shprehet se ka vite në industri para se të ekzistonte edhe Instagrami me Youtube-in, të cilët e lehtësojnë rrugët drejt famës.

“S’i kam bërë diss askujt, asnjëherë, sidomos femrave. I kam mbështetur ato që janë në showbiz, sidomos ato që kanë qenë në hapat e para sepse e di që është vështirë dhe gjithmonë kam qenë feministe dhe kam dëshirë t’i mbështes sepse e di sa e vështirë është në këtë showbiz. Kam shumë vite këtu, edhe para se të ishte Instagrami. Po ashtu, para edhe se të ishte YouTube siç është sot”, ka thënë ajo.

 

LEXO EDHE:

Back to top button