Dalai Lama vaksinohet kundër Covid-19

Udhëheqësi shpirtëror tibetian Dalai Lama ka marrë dozën e parë të vaksinës së koronavirusit, ndërsa u bën thirrje njerëzve për t’u vaksinuar.

“Kjo është shumë e dobishme, shumë e mirë”, tha ai ndërsa bëri vaksinën e Oxford-AstraZeneca në një strukturë në qytetin indian të Dharamsala.

Dalai Lama ishte regjistruar vetë për t’u vaksinuar, thanë zyrtarët.

India filloi vaksinimin e saj në 16 janar, por ishte e kufizuar në punëtorët e kujdesit shëndetësor dhe personelin e vijës së frontit.

Megjithatë, që nga 1 Marsi, skema është shtrirë për njerëzit e moshës mbi 60 vjeç dhe ata midis moshës 45 dhe 59 vjeç që vuajnë nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Duke marrë dozën e parë në shtetin verior të Himachal Pradesh të shtunën, Dalai Lama tha se njerëzit kishin nevojë të vaksinoheshin për të “parandaluar disa probleme serioze”.

I Lindur në 1935, Dalai Lama iku nga Tibeti pas një kryengritjeje të dështuar kundër sundimit kinez në 1959 dhe duke e zhvendosur në Dharamshala të Indisë Veriore.

Kina nuk e njeh qeverinë tibetiane në ekzil dhe akuzon Dalai Lama se po kërkon të ndajë Tibetin nga Kina.

Qeveria indiane synon të vaksinojë 300 milionë njerëz deri në fund të korrikut. Rregullatori i barnave të vendit u ka dhënë dritën jeshile dy vaksinave, një e zhvilluar nga AstraZeneca me Universitetin e Oxfordit (Covishield) dhe një nga firma indiane Bharat Biotech (Covaxin).

Kryeministri Indian Narendra Modi, 70 vjeç, ishte ndër të parët që mori vaksinën e tij.

Që nga fillimi i pandemisë, India ka konfirmuar më shumë se 11 milionë raste dhe mbi 157,000 vdekje.

LEXO EDHE:

Back to top button