​Autobusët bien në mina, së paku 18 të vdekur në Siri

Të paktën 18 civilë u vranë kur dy autobusë ranë në mina afër qytetit të Salamis në provincën siriane Hama, raporton televizioni El Ihbariya. Sipas agjencisë ruse TASS, disa persona u plagosën rëndë në aksident. Sipas informacionit paraprak, minat ishin vendosur nga anëtarët e të ashtuquajturit Shteti Islamik. Më 24 shkurt, ushtria siriane zmbrapsi sulmin e Shtetit Islamik në shkretëtirën siriane dhe me atë rast, nëntë ushtarë u vranë.

LEXO EDHE:

Back to top button