Shqipëri, 21 viktima dhe 819 raste të reja me Covid-19

Në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit  nga 3.372 testime të realizuara janë regjistruar 21 të viktima dhe 819 raste të reja me COVID-19. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me virusin korona që nga fillimi i pandemisë është rritur në 112.897 dhe numri i të vdekurve në 1.939. Ndërkaq janë shëruar edhe 838 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 75.190, ndërkohë raste aktive janë 35.768. Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 489.136 testime për personat e dyshuar për COVID-19. Në Shqipëri vazhdon edhe procesi i vaksinimit, ndërsa  që nga fillimi i këtij procesi janar janë imunizuar 19.663 persona.

LEXO EDHE:

Back to top button