Daliç konfirmoi lëndimin e Marselo Brozoviçit  

Trajneri i kombëtares së Kroacisë, Zlatko Daliç ka konfirmuar një lëndim të Marselo Brozoviçit. Gjysmëfinalja e Kupës së Botës mes Kroacisë dhe Argjentinës nuk shkoi aspak mirë për kroatët, që përpos rezultatit, panë të lëndohet edhe Marselo Brozoviç.

Ky i fundit u zëvendësua në pjesën e dytë dhe kjo lëvizje u pa si e befasishme. Por, pas ndeshjes, Daliç zbuloi arsyen.

“Marselo ndjeu një kërcitje në muskujt e tij dhe kështu vendosëm të mos e përdorim deri në fund. Ne zgjodhëm të ruanim atë për ta pasur në dispozicion për ndeshjen që vlen për vendin e tretë”, tha Daliç.

Kroacia luan për pozitën e tretë me humbësin e sontëm, mes Francës dhe Marokut.

LEXO EDHE:

Back to top button