Daliç shpjegon se përse ka bojkotuar votimet e FIFA-s

Zlatko Dalic nuk mori pjesë në votimin për më të mirët e ”The Best FIFA Football Aëards”, ceremoni që u organizua në Paris. Trajneri i Kroacisë, shpjegoi vendimin e tij për të braktisur votimin me anë të një letre zyrtare të publikuar në faqen zyrtare të Federatës.

“Jam i zhgënjyer me qëndrimin e FIFA-s ndaj kombëtares kroate. Besoj fuqimisht se, bazuar në gjithçka që kemi arritur, ne meritojmë më shumë respekt nga organi drejtues i futbollit botëror. Jemi e vetmja kombëtare që kemi qenë në top katërshe në Botërorin e Katarit dhe në Ligën e Kombeve.

 

Së bashku me Francën, ne jemi ekipi i vetëm që kemi fituar dy medalje në dy Kupat e Botës më të fundit. Në 23 ndeshjet që kemi luajtur që nga fillimi i EURO 2020, kemi humbur vetëm dy herë. Pse Kovaçiç, Gvardiol dhe Livakoviç, nuk ishin kandidatë për të fituar çmime individuale?

LEXO EDHE:

Back to top button