Dalin detaje të reja nga rrahja brutale ndaj të moshuares, mësohet emri i autores

Dalin detaje të reja nga rrahja brutale ndaj të moshuares, mësohet emri i autores

Numri i të arrestuarve për rastin e dhunës dhe keqtrajtimit në Pejë ka shkuar në tre. Policia ka konfirmuar se lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuara.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se të dyshuarat ngarkohen me tri vepra penale dhe ndaj të njëjtave është caktuar masa e ndalimit.

“Janë arrestuar tre persona si të përfshirë në rast. Të dyshuarit ngarkohen me tri vepra: sulm, ndihmë në sulm dhe incizim i paautorizuar. Ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit”, tha ai.

Sulmi ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë nga një infermiere ka ndodhur pesë ditë më parë, më 29 tetor, sipas Policisë së Kosovës.

Siç ka mësuar Insajderi, e moshuara është nëna e dëshmorit, Taulant Nura, i cili është vrarë gjatë luftës në betejën e qytetit të Gjakovës.

“Kjo gruaja e sulmuar është nëna e dëshmorit Taulant Nura i vrarë në maj 99-ës në betejën e qytetit të Gjakovës, i tha ky burim Insajderit.

Gazeta Insajderi ka mësuar se dhunuesja kryesore që shihet në këtë video është Aurona Pelaj nga fshati Novosellë.

Pelaj shihet duke e goditur me shuplaka në fytyrë, pa pikë mërie të moshuarën.

“Ato motrat janë përjashtuar nga puna”, flet pronari i Qendrës për të Moshuar në Pejë

Pamjet e rënda janë publikuar nga aktorja Kaltrinë Zeneli të martën.

Vajza e të moshuarës tronditet nga rasti, është në gjendje të rëndë emocionale

“Orenda” Sh.P.K. është një biznes privat i cili merret me aktivitetet në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta.

Aksionarë të biznesit janë Anton Rasaj, Besmir Ahmetaj, Agron Kukaj dhe Esmira Kukaj.

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar se ndaj dy dhunueseve është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.

LEXO EDHE:

Back to top button