SHBA hedh akuza: Koreja e Veriut po i dërgon armë Putinit

SHBA hedh akuza: Koreja e Veriut po i dërgon armë Putinit

Koreja e Veriut akuzohet nga Shtete e bashkuara të Amerikës se po furnizon me armë dhe pajisje ushtarake ushtrinë ruse.

Siç thotë zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, Pheniani po dërgon armët nëpërmjet anije me mallra nga Lindja e Mesme apo Afrika që Koreja e Veriut dërgon në Rusi.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë nuk bëri të ditur burimin e informacionit, apo nëse një anije koreano-veriore që transportonte pajisje ushtarake është lokalizuar.

Marrëdhëniet e Koresë së Veriut me Rusinë janë të njohura, ndërsa në Uashington spekulohet se Moska po e ndihmon Phenianin me njohuritë për të ndërtuar armë bërthamore.

LEXO EDHE:

Back to top button