Peruja ka pezulluar përkohësisht operacionet e linjës ajrore turistike Aerodiana

Peruja ka pezulluar përkohësisht operacionet e linjës ajrore turistike Aerodiana, pasi një nga aeroplanët e saj u rrëzua të shtunën në jug të vendit, duke lënë 13 të vdekur, përfshirë shtatë italianë, dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Ministria e Transportit dhe Komunikacionit njoftoi se masa do të vazhdojë “deri në përfundim të hetimeve që synojnë verifikimin e përputhshmërisë së kompanisë me rregulloret, procedurat dhe kërkesat operative në fuqi të aviacionit”. Televizioni publik “TVPeru” raporton së një avion i vogël turistik u rrëzua teksa fluturonte mbi sajtin arkeologjik Nazca në Perunë jugore. Në bordin e aeroplanit ndodheshin 11 pasagjerë dhe dy pilotë./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button