Albin Kurti pret në takim Ziadin Selën në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti priti në takim në Prishtinë kreun e Lidhjes Shqiptare Ziadin Sela. Në komunikatën nga partia e Selës thuhet se kreu i partisë shpalosi para Kurtit shqetësimet në lidhje me tendencat për tu zhvlerësuar edhe ato pak të drejta kolektive të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, siç është edhe rasti i Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Sipas raportimeve, ata kanë biseduar edhe për rrugën Shkup-Bllacë dhe Tetovë-Prizren./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button