Dalin para gjykatës të dyshuarit për shpërdorimin e vauçerëve në ARS

Dalin para gjykatës të dyshuarit për shpërdorimin e vauçerëve në ARS

11 të dyshuarit për shpërdorimin e vauçerëve në Agjencinë e Rinisë dhe Sportit (ARS) u paraqitën para gjykatës për të kundërshtuar masat e kujdesit të propozuara nga Prokuroria Publike. Në mesin e të dyshuarve janë edhe drejtori aktual dhe ish drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport. Ata dyshohen se gjatë viteve 2020-2021 dhe 2022 kanë favorizuar klube sportive dhe të njëjtëve i kanë ndarë vauçerë për mbështetje të aktiviteteve në kundërshtim me ligjin, duke çuar kështu dëmin në buxhetin e shtetit mbi 5.7 milion euro. Kallëzimi penal ndaj tyre ishte iniciuar para dy viteve nga Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button