Dallasi barazon serinë me Oklahomën, Klivlendi befason Bostonin

Dy ndeshjet gjysmëfinale “Play off” në NBA, kanë sjellë ekuilibrin e plotë në fushë mes skuadrave. Në Konferencën e Lindjes, skuadra e Klivlendit fitoi 118-94 në fushën e Bostonit, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve. Fitore e rëndësishme e Kavaliers, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë, përfshi titullarët. Donovan Mitçell me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Klivlendin, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e Tatumit për Bostonin. Dy takimet e radhës do të luhen në fushën e Kavalirs.

Barazim 1-1 me ndeshje edhe në serinë mes Oklahoma dhe Dallasit, me këtë të fundit që fitoi 119-110 jashtë fushe. Maveriks arritën një fitore të rëndësishme jashtë fushe, në një ndeshje të ekuilibruar. Luka Donçiç me 29 pikë e 10 kërcime ishte lider në fushë për Dallasin, mbështetur nga P.J.Uashington po me 29 pikë. Aleksander Shai realizoi 33 pikë e 12 rebound për Oklahomën, por që mbetën për statistikë.

LEXO EDHE:

Back to top button