Lajm bombastik nga Arabia Saudite: Kristiano Ronaldo rikthehet në Evropë?

Futbollisti portugez, Kristiano Ronaldo, këtë verë mund të largohet nga Arabia Saudite dhe të kthehet në Evropë, ndërsa informacionin e ka publikuar gazetarI Alhaza Mutab.

Gazetari shkruan se Ronaldo është një dëshirë e madhe e BaJer Leverkuzenit, i cili është një hit i vërtetë në Evropë këtë sezon dhe tashmë ka fituar titullin kampion në Bundesligë. Më herët ky gazetar shkruante se Ronaldo mund të rikthehej edhe në Portugali, ku duhej të vishte fanellën e Sportingut të Lisbonës, por këtë herë u shfaq një tjetër kandidat për nënshkrimin e një prej lojtarëve më të mirë në histori.

Ronaldo luan për Al Nasr që nga viti 2022 kur nënshkroi një kontratë dyvjeçare e gjysmë dhe fiton 200 milionë euro në sezon.

LEXO EDHE:

Back to top button