Dallasi mund Lejkersin në sekondën e fundit, fitore për Bostonin

Vjen fitorja e dytë radhazi për Bostonin, që tashmë i afrohet ndjeshëm Milluokit në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes. Seltiks fituan 126-112 ndaj Portlandit jashtë fushe, sfidë ku të gjithë titullarët e ekipit mik realizuan mbi 10 pikë. Tatum me 34 pikë e 12 rebound ishte më i miri në fushë për Boston, duke i bërë të pavlefshme 41 pikët e Lillard.

Lejkersat u mundën në sekondën e fundit 111-110 nga Dallasi, duke rrezikuar fazën “play off”. Irving me 38 pikë bëri diferencën në fushë për teksanët, ndërsa 26 pikët e 10 kërcimet të Dejvisit mbetën për statistikë.

Pa probleme fiton Filadelfia, që falë 38 pikëve e 13 kërcimeve të Xhoel Embiid, mundi 121-82 Sharlotin jashtë fushe.

Bie sërish ekipi kampion i Golden Stejtit, që u mund 127-119 nga Klivlendi, ndeshje ku diferencën në fushë e bëri kolektiviteti i skuadrës vendase (7 lojtarë mbi 10 pikë).

Pas kohës shtesë buzëqesh Memfisi, që mundi 126-120 San Antonio, takim ku Xhouns realizoi një “triple double” (20 pikë, 10 kërcime e 10 asist).

 

NBA – Rezultatet

Charlotte – Philadelphia, 82-121

Atlanta – Golden State, 127-119

Cleveland – Washington, 117-94

Chicago – Minnesota, 139-131

Houston – New Orleans, 114-112

San Antonio – Memphis, 120-126

Portland – Boston, 112-126

Lakers – Dallas, 110-111

LEXO EDHE:

Back to top button