Dallasi në finale, eliminohet Antentokounmpo me Milloukin

Skuadra e Dallas Maveriksit ka avancuar në finale të Konferencës Perëndimore, pasi mposhti Feniks Sansin me 4-3 në fitore. Luka Donçic drejtoi ekipin e tij në fitoren 123-90 ndaj Feniksit, duke shënuar plotë 35 pikë, 4 asiste dhe 10 kërcime.  Pas tij, te Dallasi u dallua edhe Spencer Dinvidi, me 30 pikë, 2 asiste dhe 3 kërcime. Te skuadra e Feniks Sansit më i miri ishte Kameron Xhonson me 12 pikë.

Skuadra e Dallasit, në finale të Konferencës së Perëndimit, do të përballet me Golden Stejt Uarriorsat.

Ndërkohë Boston Seltiks është finalisti tjetës në Konferencës së Lindjes, pas Majami, duke eliminuar kampion aktual, skuadrën e Milluoki Baks. Bostoni në sfidën e 7-të, shënoi fitore me rezultatin 109-81, duke e çuar në 4:3 serinë e fitoreve.

Befasia më e madhe ishte Grant Uilliams, i cili shënoi 27 pikë dhe 7 kërcime, ndërsa pas tij ishte Xhejson Tatum me 23 pikë, 8 asiste dhe 6 kërcime.  Te Millouki, më i miri në parket ishte Antetokounmpo me 25 pikë, 9 asiste dhe me 20 kërcime.

LEXO EDHE:

Back to top button