Dallasi sërish mund Minesotën, vendos Donçiç në sekondat e fundit

Në ndeshjen e dytë të finaleve të Konferencës Perëndimore, Dallas Maveriks mundën si mysafir Minesota Timbervolvs me rezultat 109:108, duke kaluar në epërsi 2:0.

Heroi i Dallasit ishte slloveni Luka Donçiç, i cili shënoi tre sekonda para fundit ndaj Rudi Gobertit për fitoren e dytë të Dallasit në serinë e finaleve në Konferencën e Perëndimit.  Skuadra vendase kishte një goditje për të fituar, por Konli humbi dhe fitorja shkoi për Donçiçin dhe ekipin e tij.

Slloveni e përfundoi ndeshjen me 32 pikë, 13 asiste dhe dhjetë kërcime, ndërsa Kajri Irving shtoi 20 me gjashtë asiste dhe katër kërcime.

Te Minesota, Naz Reid ishte më i miri me 23 pikë dhe dy kërcime, ndërsa Entoni Eduards shtoi 21 pikë me shtatë asistime dhe pesë kërcime, ndërsa Majk Konlej e përfundoi ndeshjen me 18 pikë dhe pesë kërcime dhe asistime.

Seria tani zhvendoset në Teksas, kur Dallas Maveriks si vendas do të kenë një shans për të siguruar një vend në finalet e mëdha të NBA, me dy fitoret e radhës.

LEXO EDHE:

Back to top button