Dana Uajt nis punën për trilogjinë e peshave të lehta

Presidenti i UFC-së, Dana Uajt, ka pranuar se ka nisur nga puna për të organizuar një tjetër duel mes Konor MekGregor dhe Dastin Poirier. Dy ikonat e arteve marciale mikse u përballën mes tyre një muaj më parë, në eventin “UFC-257”, me Poirier që fitoi me “KO teknik” në raundin e dytë.

 

Kjo fitore ishte një hakmarrje për Poirier, i cili humbi përballjen e parë mes tyre në vitin 2014. Duke parë rezultatin 1-1 në përballjet direkte dhe dëshirën e madhe të dy sportistëve për një tjetër sfidë mes tyre, Dana Uajt po përpiqet të organizojë një tjetër duel.

 

“Kur ke përballë dy sportistë si ata, ku njëri është Dastin, numri 1 në botë dhe tjetri një personazh si Konor, që e duan me çdo kusht një përballje të tretë, je i detyruar ta organizosh atë sfidë. Konori dëshiron me çdo kusht të fitojë këtë duel, është i fiksuar pas idesë për t’u hakmarrë për këtë humbje. Problem është se kemi edhe një titull kampion në mes dhe mendoj se deri te vendi i shtatë, ku është Rafael Dos Anjos, të gjithë janë pretendentë. Në këtë Divizion (pesha e lehtë) kemi shumë sportistë të mirë dhe disa duele të bukura për të organizuar për garën e titullit kampion,” ka thënë mes tjerash Dana Uajt.

LEXO EDHE:

Back to top button