Për herë të parë në tenis, debutuesi arrin në gjysmëfinale

Për herë të parë në historinë e tenisit modern, një tenist që debuton në një grand slam arrin të kualifikohet në gjysmëfinale. Kjo gjë ka ndodhur me tenistin rus Aslan Karatsev, që në çerekfinalen e “Australian Open”, mundi bullgarin Grigor Dimitrov me 3-1 në sete (2-6, 6-4, 6-1, 6-2). Karatsev, që para se të niste turneu ishte në vendin nr.114 në botë, humbi setin e parë, por më pas arriti të përmbysë shifrat, duke përfituar edhe nga dëmtimi në shpinë që kishte Dimitrov (numri 18 në botë).

 

Falë kualifikimit në gjysmëfinale, tenisti rus është ngjitur në vendin e 42-të. Në rast se del në finale shkon në vendin e 30-të dhe në rast se fiton “Australian Open” do të jetë i 15-ti. Në gjysmëfinale ai do të luajë me fituesin që do të dalë nga sfida mes serbit Novak Gjokovic e gjermani Aleksander Zverev. Rusia është e sigurt që do të ketë dy tenistë në gjysmëfinale, pasi në njërën nga çerekfinalet që do të luhet nesër do të jenë përballë dy rusë,  Medveded dhe Rublev.

LEXO EDHE:

Back to top button