" "
Dani Olmo, pas takimit në Sevilja u deklarua për “Super Sport Kosova”, ku bisedoi për kundërshtarin dhe në përgjithësi për Spanjën.
“Pasi shënuam golin e parë ishte ndeshja më e lehtë, kishim shumë raste dhe ishim më të rehatshëm në pjesën e dytë. Kundërshtari ishte shumë i mirë, shënuan një gol shumë të mirë dhe mbyllen mirë hapësirat, por mendoj se u lodhën shumë në pjesën e parë,” tha mes tjerash Ollmo.
Ndërkohë ai u pyet nga gazetarët se cili është qëllimi i Spanjës?
“Normalisht ne kërkojmë që të kualifikohemi dhe të fitojmë ndeshjet e tjera”, përfundoi Olmo.








