Danil Medvedev, java e dytë në kreun e ATP-së

Tenisti rus Danil Medvedev ka nisur javën e tij të dytë në krye të listës “ATP”. Me 8,615 pikë, fituesi i “US Open” ende mban vendin e parë, ndërsa Novak Gjokoviç, është i dyti me 8,465 pikë.

Në vendin e tretë është Aleksandar Zverev me 7.515 pikë, Rafael Nadal është i katërti, ndërsa Stefanos Cicipas mbyll “Top 5”-in me 6.325 pikë. Ndryshe, ka dy ndryshime në “TOP 10”, pasi që Matteo Beretini është tani i gjashti dhe Rublev i shtati, ndërsa Janik Siner largon Hubert Hurkaçin nga vendi i dhjetë. Kujtojmë se tenisti zviceran Roxher Federer është në vendin e 27-të, para Gael Monfillsit nga Franca

LEXO EDHE:

Back to top button