Avioni rus Su-25 rrëzohet mbi qytetin e Kharkiv, publikohen pamjet

Oleg Synegubov, guvernatori i rajonit të Kharkiv, qytetit të dytë më të madh pas Kievit, pretendon se ushtria ukrainase ka rrëzuar mëngjesin e së hënës një avion rus.

Synegubov pretendon se avioni Su-25 u shkatërrua mbi qytetin e Kharkiv, ndërsa është shpërndarë edhe një video në rrjetet sociale nga momenti i rrëzimit të avionit.

Në video duket avioni teksa shpërthen në ajër pasi goditet nga dy raketa SAM, tokë-ajër, ndërsa mbetjet shpërthyen sërish pasi ranë në tokë.

Forcat e Armatosura të Ukrainës pretendojnë se deri tani, kanë arritur të shkatërrojnë 44 avionë dhe 44 helikopterë rusë./A2CNN

 

LEXO EDHE:

Back to top button