Danilo: Lojtarët me më shumë eksperiencë duhet të marrin përgjegjësi

Mbrojtësi i Juventusit Danilo ka komentuar në mikrofonat e “DAZN”-it humbjen ndaj Sevilјa-s, e cila eliminoi Juventusin nga Liga Europa, një hap larg finales.

“Luajtëm me personalitet në një ambient të vështirë. Më pas ishin detajet që bëjnë diferencën, si eksperienca e tyre në kompeticion. Spanjollët ishin më të mirë para portës. Ata me më shumë eksperiencë si unë, Di Maria, Paredes dhe Kuadrado duhet të marrin përgjegjësi, ndërsa djemtë më të rinj duhet të kenë kohë të përmirësohen dhe të mësojnë.

 

Ne duhet t’i mbështesim ata, sepse janë e ardhmja e Juventusit. Kemi dhimbje, eliminimi është i trishtueshëm, por ne u përpoqëm deri në fund. Sonte dhemb, nesër do të jetë kështu, por duhet të rikuperohemi për të arritur objektivin e vendit të dytë në Serie A. Ishte një sezon ndryshe, ishim të mirë për të qëndruar të përqendruar në atë që duhej të bënim në fushë, edhe nëse situata e klubit nuk ishte aspak e qartë,” tha mes tjerash Danilo.

Pra, ëndrra e Juventusit është shkatërruar në Seviljë. Për trajnerin Alegri është sezoni i dytë pa tituj. Për të dytin vit radhazi, Juventusi nuk do të marrë në shtëpi asnjë trofe.

LEXO EDHE:

Back to top button