Danimarka heq AstraZeneca-n nga programi i vaksinimit: Nuk ia kemi nevojën

Danimarka e ka hequr vaksinën e prodhuar nga AstraZeneca nga programi i saj i vaksinimit. Vendi ka bërë të ditur se kjo vaksinë nuk i duhet.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, Autoriteti i Shëndetit në Danimarkë tha se të gjitha vaksinat e porositura nga AstraZeneca do të anulohen.

“Ne në thelb jemi në marrëveshje me vlerësimin e EMA në lidhje me vaksinën AstraZeneca. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të theksohet se ajo është akoma një vaksinë e aprovuar [në Evropë]. Dhe unë e kuptoj nëse vendet e tjera në një situatë të ndryshme nga ne zgjedhin të vazhdojnë të përdorin vaksinën,” tha Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Shëndetësor danez, Søren Brostrostm.

LEXO EDHE:

Back to top button