Kosovë, 14 viktima dhe 701 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në Kosovë ka njoftuar se të mërkurën në Kosovë janë regjistruar edhe 14 raste të reja të vdekjeve nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorët privatë dhe publikë janë testuar edhe 4.557 mostra të dyshuara. Sipas rezultateve janë shënuar edhe 701 raste të reja me COVID-19. Pra, 15 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Sipas autoriteteve shëndetësore sëmundjen e kanë mundur edhe 737 pacientë ndërsa raste aktive janë 13.186.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 99.536, i viktimave në 2.022 dhe i të shëruarve në 84.328.

LEXO EDHE:

Back to top button