Danimarka konfirmon rritjen e rasteve me variantin britanik të koronavirusit

Në Danimarkë është regjistruar një rritje në përqindjen e rasteve të koronavirusit që përmbajnë variantin më ngjitës britanik, pavarësisht nga një rënie në numrin e përgjithshëm të rasteve, thanë sot autoritetet shëndetësore daneze.

Danimarka prezantoi masa të “mbylljes” së rreptë në mes të dhjetorit në një përpjekje për të frenuar rritjen e të infektuarve, dhe në veçanti përhapjen e një varianti më ngjitës, i cili pritet të jetë dominues nga mesi i shkurtit, raporton Reuters.

Që nga mesi i nëntorit, 1.116 infeksione me variantin e ri britanik janë regjistruar në Danimarkë.

Në javën e katërt të janarit, 16.5 për qind e të gjitha rasteve pozitive me COVID-19 kishin një variant të ri, krahasuar me javën e parë të janarit, kur ky numër ishte vetëm katër për qind.

Në Danimarkë, megjithatë, numri i përgjithshëm i rasteve të reja ka rënë, kështu që në krahasim me disa mijëra të infektuar çdo ditë në dhjetor, vetëm 425 raste u regjistruan në 24 orët e fundit.

Danimarka lehtësoi kufizimet e caktuara të hënën, duke hapur shkolla për nxënësit më të ri.

LEXO EDHE:

Back to top button