​Një dron izraelit shpërthen mbi Libanin jugor

Një dron izraelit shpërtheu sot mbi Libanin e Jugut, raportojnë mediat lokale, duke cituar burime në strukturat e sigurisë së Libanit.

Dëshmitarët okularë konfirmuan se ata e dëgjuan shpërthimin, raporton Reuters.

Libani rregullisht paraqet ankesa në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke deklaruar se aeroplanët dhe dronët izraelitë shkelin hapësirën ajrore libaneze.

Nuk ka asnjë koment nga Izraeli në lidhje me incidentin e sotëm.

LEXO EDHE:

Back to top button