Danimarkë, progresi i variantit britanik të COVID-19 gjithnjë e më shqetësues

Ndërkohë që situata duket nën kontroll në Danimarkë, varianti britanik i koronavirusit po qarkullon gjithnjë e më shumë.

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në Britaninë e Madhe gjendet tashmë në më shumë se një në katër teste të analizuara në Danimarkë, sipas institutit shëndetësor danez SSI.

Varianti B.1.1.7 është zbuluar në 28,5% të mostrave të analizuara që prej javës së parë të muajit shkurt, sipas shifrave paraprake të SSI.

Një javë më parë, përqindja ishte e përkohshme 20,3% dhe vetëm 2,1% në fund të vitit. Shifrat azhurnohen vazhdimisht dhe për këtë arsye janë subjekt i ndryshimeve.

Varianti britanik i virusit u zbulua për herë të parë në Danimarkë në mostrat e marra më 14 nëntor.

“Është pranuar gjerësisht se ky mutacion i koronavirusit është më përhapës se të tjerët”, sipas SSI.

Shqetësimet për sa i përket varianteve të reja në gjithashtu shkaku kryesor pse masat kufizuese strikte vazhdojnë të qendrojnë në Danimarkë pavarësisht rënies së numrit të infektimeve me koronavirus.

LEXO EDHE:

Back to top button