“Dardanët” stërviten para nisjes drejtë Irlandës Veriore

Kombëtarja e Kosovës në futboll po vazhdon përgatitjet tash e katër ditë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, atë kundër Irlandës Veriore në udhëtim dhe ndaj Qipros në Prishtinë.

Nën urdhrat e trajnerit Alen Zhires, kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Belfast. Stërvitja mbahet në orën 10:30 në Kampin Nacional në Hajvali.

Tashmë dihet që në këtë ndeshje, Kosovës do t’i mungojnë mbrojtësit Leart Paqarada dhe Mërgim Vojvoda, si dhe sulmuesi Shkelqim Vladi.

LEXO EDHE:

Back to top button