Darmshtadi i Gjasulës, edhe matematikisht mbetet jashtë Bundesligës

Darmshtadi bëhet skuadra e parë që bie matematikisht nga elita e futbollit gjerman, Bundesliga. Humbja 0-1 ndaj Heidenheim në takimin e javës së 31-të të Bundesligas, i kushtoi shumë skuadrës, pjesë e së cilës është edhe lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, Klaus Gjasula.

Ndërsa kanë mbetur edhe tre javë kampionat, Darmshtadi ka 11 pikë më pak se Mainci, skuadra e vendit të 16-të, që do ketë në fund të sezonit edhe një mundësi për të mbijetuar.

Vlen të theksohet se kontrata e Gjasulës me Darmshtad-in skadon më 30 qershor dhe mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e mesfushorit “kuqezi” pas kësaj vere.

LEXO EDHE:

Back to top button