DASH: Ende asgjë konkrete në negociatat bërthamore me Iranin

Një negociator amerikan deklaroi se mosmarrëveshjet serioze me Iranin mbeten edhe pas komenteve të Teheranit mbi përparimin e bisedimeve për të ringjallur një marrëveshje të vitit 2015 për të parandaluar që Republika Islamike të zotëronte armë bërthamore.

“Për asgjë nuk është rënë dakord derisa për gjithçka të bihet dakord”, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit pas përfundimit të raundit të gjashtë të bisedimeve.

Pasi SHBA u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore ndërkombëtare në 2018, Teherani u ka kthyer shpinën kufijve të marrëveshjes së vendosur në programin e tij bërthamor.

Republika Islamike më pas zgjeroi gradualisht aktivitetet e saj bërthamore në kundërshtim me marrëveshjet dhe kufizoi inspektimet ndërkombëtare bërthamore.

Diplomatët nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Rusia dhe Kina janë përpjekur të ndërmjetësojnë midis SHBA dhe Iranit në bisedimet në Vjenë që nga prilli, me synimin për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore.

”Të dy palët kanë akoma dallime serioze që nuk janë kapërcyer për një numër çështjesh”, tha zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, duke përmendur masat bërthamore që Irani duhet të marrë.

LEXO EDHE:

Back to top button