Tre emrat të mëdhenj mungojnë nga “Uimbëlldon 2021”

Pas Rafael Nadal dhe Naomi Osaka, respektivisht numrat 2 në botë për meshkuj e femra, një tjetër tenist “big” është tërhequr nga grand slam i Uimbledon, që nis më 28 qershor në Londër.

Bëhet fjalë për austriakun Dominik Tiem, numri 3 në botë për meshkuj. Një dëmtim i pulsit të dorës së djathtë ka detyruar Tiemin që të tërhiqet, pasi i duhet të qëndrojë jashtë fushave për 4-5 javë. Tiem duhet të mbajë një mbrojtëse në puls, duke humbur edhe Lojrat Olimpike të Tokios, që nis më 23 korrik.

Nga turneu i Uimbëldon janë tërhequr edhe zvicerani Stanislas Vavrinka, fitues i 3 grand slam në karrierën e tij dhe kanadezi Milosh Raoniç, të dy të dëmtuar dhe operuar së fundi.

LEXO EDHE:

Back to top button