Dashtevski: Votimet në Tetovë, Mavrovë – Rostushë dhe në Qendrën Zhupë po shkojnë shumë mirë

Dashtevski: Votimet në Tetovë, Mavrovë – Rostushë dhe në Qendrën Zhupë po shkojnë shumë mirë

Kreu i komisionit shtetëror të zgjedhjeve, Aleksandër Dashtevski ka deklaruar sot nga komuna e Tetovës se zgjedhjet në Tetovë, Mavrovë – Rostushë dhe në Qendrën Zhupë po shkojnë sipas planit dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar, edhe pse në mëngjes ka pasur disa minuta vonesa në disa vendvotime, si pasojë e problemeve me aparatet biometrik dhe materialin propagandues i cili, në disa vendvotime në Tetovë ishte ngjitur vetëm në gjuhën shqipe.
“Konstatuam se votimi shkon në mënyrë të qetë ashtu siç duhet me atmosferë demokratike. Pati pengesa të vogla teknike por u eliminuan menjëherë, ku në ca vende përdoreshe grafiti në vend të stilolapsit. Gjithçka shkon si duhet. Në disa vende kishte afishe vetëm në gjuhën shqipe që është lëshim teknik dhe iu thamë që ti vendosin të jenë në dy gjuhë. Këto janë detajet e vogla që i Konstatuam. Tani do ua them edhe rezultatet deri në ora 11 e 30.
Në Mavrovë dhe Rostushë 14,11 për qind, ose 1404 votues kanë dalë. Qendër Zhupë, 14,47 për qind, ose 1.035 votues dhe në Tetovë 6,71 për qind , ose 5642 votues. Deri më tani kemi 20 ankesa për të drejtën e votimit ku gjysma e tyre janë zgjidhur ndërsa të tjerat janë në procedurë pra sipas Ligjit”, tha Aleksandër Dashtevski, Kryetar i KSHZ.

LEXO EDHE:

Back to top button