Dasma në ambient të mbyllur s’do të ketë, gastronomët, të revoltuar

Për momentin, autoritetet nuk lëshojnë pe. Në të ardhmen e afërt dasmat dhe ahengjet e tjera nuk do të lejohen në pjesët e mbyllura të objekteve gastronomike. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se ekspertët e shëndetësisë janë të kujdesshëm dhe besojnë se këtë verë nuk ka vend për kaq shumë relaksim. Situata me virusin po monitorohet dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive do ta thotë fjalën e fundit.

Komunikimi i fundit që kemi pasur me anëtarët e Komisionit për Sëmundjet Infektive, thonë se janë të mendimit që këtë verë të mos mbahen evenimente brenda ose tubimeve masive. Pra, do të kemi një takim të hënën dhe do të diskutojmë për këtë”- deklaroi Venko Filipçe Ministër i shëndetësisë.

Nga ana tjetër, gastronomët kërkojnë kritere dhe rregulla strikte për punën në pjesët e mbyllura të objekteve. Ata druajnë se vera e dytë nën kyç për biznesin e tyre do të jetë katastrofike. Kategorizohen vetëm për dasma dhe nuk kanë tarraca apo kopshte verore dhe tani thonë se janë lënë në mëshirë të fatit.

Sipas informacioneve, shumica e objekteve të kategorizuara të gastronomisë në Maqedoni janë të mbyllura dhe nuk i plotësojnë kushtet dhe protokollet e punës për organizimin e dasmave. Gastronomët nga pjesa perëndimore e vendit thonë se duke mos u lejuar të punojnë, shumë prej mërgimtarëve që synonin të bëjnë dasmë këtë vit, tashmë kanë rezervuar në vendet fqinje si Kosova dhe Shqipëria.

Ile Petreski

LEXO EDHE:

Back to top button