Dasmat, bizneset “fërkojnë” duart

Dasmat, bizneset “fërkojnë” duart

Gazetar: Evi Shkopi

Sezoni veror në vendin tonë pritet më padurim nga ata të cilët planifikojnë të organizojnë dasmat e tyre. Edhe me më shumë padurim e presin bizneset si: restorantet, atelietë apo artarët. Këto të fundit kanë mbushur përplot vitrinat, për të zënë në “ grackë” të apasionuarit pas traditave dhe floririt. Tradita e blerjes së floririt vazhdon të mos humbë, pavarësisht krizës ekonomike që ka lulëzuar në çdo sektor. Kjo traditë është edhe më e theksuar në rajonin e Pollogut, në qytetet si në Tetovë, Gostivari apo edhe Kërçovë. Ata me një gjendje më të mirë ekonomike “mbulojnë” me flori nuset e tyre. Amet Brava, i cili tashmë 17 vjet merret me këtë biznes, thotë se në krahasim me vitet e kaluara dëshira për blerje është e njëjtë, por jo edhe blerja, pasi sipas tij dy tre vitet e fundit çmimi i floririt është rritur shumë, shkruan Alsat.

“Është shumë. Domethënë dallimi në gram së paku është 10 euro. Të interesuar janë shumë, por blerje nuk ka shumë. Për shembull më parë për një dasmë kanë blerë 300-400 gram, tani janë duke blere 70 gram, 80 apo 100 gram më së shumti. 01:48 Ar më të rëndë marrin Gostivari, Struga, Kërçova, Tetova. Këndej nga Shkupi kanë filluar të mos blejnë shumë”, tha Amet Brava, Artar në Çarshinë e Shkupit

Megjithatë, artarët janë optimist se ky do të jetë një sezon fitimprurës për ata, duke thënë se ende po rikuperohen nga pasojat ekonomike që i la pandemia.

“Ne jemi të fokusuar tek puna e dorës, ndërsa puna e çmimit është shqetësim i klientit. 03:58 Ai që investon në flori do të ketë kapital më të madh, pasi floriri është me tendencë rritëse. Ari rrallëherë ndodh që bie. Në të shumtën e rasteve ka rritje. Edhe kanë stoli do të ndihen mirë, edhe para nuseve do të kenë një famë pak më te lartë. 01:43 Kanë ndryshuar ngjyrat e gjeneratave. Më herët ka qenë zakon, vinte plaku i shtëpisë me një letër, të cilin ia kanë shkruar tek shtëpia se për çfarë ka nevojë dhe puna mbaronte më shkurt dhe më shpejt. Tani rinia ka më shumë zgjidhje”, tha  Nexhmedin Bushi- kryetar i artarëve

Blerja e floririt është vetëm një nga etapat e përgatitjes për dasmë. Kuleta e dasmorëve zbrazet edhe për veshjet, qofshin ato të ceremonisë së kurorëzimit apo ato tradicionale, për orkestrën, për restorantin dhe për dekorimin. Të gjitha këto në gjuhën e parave, përkthehen në mijëra euro të shpenzuara. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button